MENU
klinika

Politika fine në Shqipërinë e shekullit XX

Ekspozohen instrumente të Nolit e Qemal Stafës

30.06.2019 - 11:18

      Në Muzeun Historik Kombëtar gjenden të ekspozuara 25 instrumente të rralla muzikore, kjo si pjesë e aktiviteteve gjatë muajit të muzikës. Nuk mungojnë as instrumentet që kanë përdorurur nga ish-kryeministri Fan Noli dhe  “Heroit të Popullit”, Qemal Stafa. Sipas kompozitorit Vasil Tole, këto dëshmi rrëfejnë sesa larg jemi nga ky realitet sot. 

“Trashëgimia shpirtërore përmes instrumenteve muzikore” është ekspozita e çelur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Mes 25 instrumenteve të rralla, që janë ekspozuar për publikun e gjerë, nuk mungojnë as lahuta, çiftelia, gajdja, cyla dyjare apo Korni inglese, që ka përdorur Fan Noli, si edhe violina e “Heroit të Popullit”, Qemal Stafa.

 

 

 

Kompozitori Vasil Tole, shprehet për mediet, se kjo ekspozitë ka rëndësi shumë të madhe, jo vetëm si e tillë për muajin e muzikës, apo për rolin e këtyre veglave muzikore në traditën shqiptare, por edhe pse, këtu dëshmohet sesi politikanët shqiptarë të dikurshëm kanë qenë të kulturuar.

“Duhet parë muzika, si pjesë e jetës së njeriut, kjo është shumë e rëndësishme, sepse ky është edhe thelbi i Ditës Kombëtare të Muzikës, 21 qershori. Në mënyrë të veçantë, kjo ekspozitë provokon disa mendime, sipas këndvështrimit tim. Në radhë të parë, për rolin edhe rëndësinë që veglat muzikore kanë pasur në jetën e njeriut edhe shqiptarit tradicional. Besoj se është pjesërisht e vërtetë, që shqiptarët janë vetëm tipa heroikë, që i përfytyrojnë vetëm me veshje popullore dhe me armë në breza. Përkundrazi! Kjo ekspozitë është edhe një thirrje për institucionet, që të nxit prodhimin e veglave muzikore. Edhe elementi i tretë, është korni anglez, që e ka pas përdorur Fan Noli, ish- kryeministër i Shqipërisë, apo violina e Heroit të Popullit, Qemal Stafa, që dëshmon se politikanët e rëndësishëm janë njerëz të kulturuar, që nuk bëjnë vetëm politikë mirë, por edhe diplomaci kulturore. Këto dëshmi dëshmojnë sesa larg këtij imazhi jemi sot, në jetën e përditshme”, – ka vërejtur kompozitori.

 

 

 

 

Ai mendon po ashtu, se kur flitet për një politikë të pastër, për njerëz me integritet, me të kaluar jokriminale, duhet kërkuar edhe elementët e tjerë, edukata, kultura e hollë edhe shija estetike, që ata duhet të zotërojnë.

“Është e vërtetë që muzika edhe arti nuk ndryshojnë dot historinë, por ato mund të ndryshojnë njerëzit, të cilët, mund të ndryshojnë ngjarjet”, – thotë Tole.

Ndërkohë, Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar e konsideron këtë ekspozitë një mënyrë të mirë për të rigrupuar instrumentet muzikore që gjenden në fondin e këtij institucioni

 

 

 

 

“Një pjesë e instrumenteve është e fondit tonë, të paekspozuara më parë. Disa prej tyre janë të vjetra, i përkasin fundit të shekullit XIX. Kjo ekspozitë tregon edhe sesi kanë jetuar shqiptarët, që përkrah anës heroike, kanë pasur edhe pasione. Për këtë arsye, ne dëshirojmë që herë pas here të bëjmë të mundur edhe këtë pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë”, – është shprehur Koçi.

 

 

 

Ekspozita vijon të jetë e hapur për publikun, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët