MENU
klinika

Sekreti që i ndryshoi jetën

Eneda Tarifa: Jam më mirë se 10 vite më parë

27.06.2019 - 12:00

Eneda Tarifa, ndonse mama e një vajze 6 vjeçare, ajo është parë gjithnjë në formë.

Eneda nuk flet shpesh për jetën e saj private, ajo di gjithnjë të jetë diskrete. Kujtojmë se janar të vitit kaluar, u publikua lajmi se Eneda Tarifa dhe partneri i saj prej 18 vitesh, Erjon Zaloshnja, ishin ndarë. Më tej u konfirmua edhe nga vetë këngëtarja/prezantuesja.

Por kohët e fundit duket se për Enedën është me të vërtetë një periudhë më e mirë.

Ajo zbuloi se ndryshimi i madh erdhi pasi këtë vit, Eneda Tarifa vendosi t’i përkushtohej palestrës.

Këtë e tregoi përmes një postimi në Instagram ku shprehet se ndihet më mirë sesa 10 vite më parë si në trup ashtu edhe në shpirt.

“Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, gjithë këto vite. Ja që këtë vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht. Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort.

Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua është një “e mirë e domosdoshme”. Meritat i kam edhe vetë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN