MENU
klinika

Deklarata

“Erion Isai ka vetëm një mangësi…”, ministrja flet për kandidatin e Kolonjës

15.06.2019 - 16:45

Ditën e sotme kryeministri Rama ndodhet në Kolonjë ku po bëhet prezantimi i kandidatit për Bashkinë Kolonjë, aktori i humorit Erionn Isai.

Ministrja për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se një grup kaçakësh të opozitës nuk mund t’i nxjerrë socialistët nga rruga që kanë nisur.

Është Reforma jonë në Drejtësi që i ka trembur dhe kanë dalë me çeta rrugëve, por nuk na marrin dot peng, nuk e marrin dot peng Shqipërinë.

Më 30 qershor të gjithë kolonjarët duhet të votojnë ashtu siç i ka hije, për të treguar që Shqipëria ka rend, ka ligj dhe Shqipëria do të bëhet dhe një çetë kaçakësh nuk na nxjerr dot nga kjo rrugë.

Edhe në 1997 Kolonjarët rrinin në radhë për të paguar energjinë elektrike. Tani është detyra jonë ët organizohemi me qetësi dhe të shkojmë në qendrat e votimit për të hedhur votën, për të treguar se jemi europianë”, tha Spiropali.Spiropali ka thënë se maxhorancën nuk mund të pengojnë 50 vetë që kanë dal në rrugë për të penguar Kryeministrin.

Këtu në Kolonjë kemi sjellë djalin tuaj, Erion Isain. Ai ka bërë një karrierë të mirë në Tiranë, por i mungonte kontributi për Kolonjën.

Ai ka dashurinë për këtë vend dhe për këtë ka sjellë bashkëshorten dhe vajzën këtu dhe ka vendosur të kthehet të jetojë këtu së bashku me ju.

Ju nuk e kuptoni dhe nuk mund ta besoni që katër veta që çfarë nuk i kanë bërë Shqipërisë, mund të guxojnë më të luajnë me fatinë e saj dhe unë kam besim se ju do të jepni një shembull në votime dhe do të tregoni se PS meriton të votohet”, u shpreh Spiropali.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”