MENU
klinika

Këngëtarja e falenderon publikisht

Fansi çmendet pas Rinës/ E ‘gdhend’ në trup!

26.06.2019 - 21:09

Rina Balaj është një nga reperet e para femra në tregun muzikor shqiptar dhe për këtë arsye edhe fansat e saj janë të shumtë.

Së fundmi ajo ka nxjerrë këngën e saj “Qikat” së bashku me Adelina Ismajlin e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Rina ka arritur të fitojë dashurinë e shumë fansave, por një prej tyre duket se e adhuron aq shumë sa fytyrën e saj e ka bërë tatuazh.

Reperja ka postuar fotot ku djaloshi tregon tatuazhin në krah me fytyrën e Rinës ndërsa ajo shkruan: “Sërish, faleminderit për dashurinë”.

Edhe pak kohë më parë një tjetër fans bëri tatuazh fytyrën e Rinës në krah dhe reperja e falenderoi publikisht.