MENU
klinika

Vlerësimi i botuesve të Kosovës

Fatos Kongoli, shkrimtari i vitit

09.06.2019 - 13:21

   Shoqata e Botuesve të Kosovës ndau çmimet, për panairin e librit që u mbajt rishtas në Prishtinë.

Shkrimtari i vitit shqiptar u shpall Fatos Kongoli, për veprën “Gënjeshtarë të vegjël”. Kurse, për shkrimtarin e huaj të vitit, çmimi iu nda Jacques Baudouinin, për veprën “Lindja e Demokracisë”.

 

 

Çmimin e letërsisë për fëmijë e fitoi autorja Anila Kruti me veprën ”Flutura e Majit”. Ndërsa, çmimin për publicistikën e mori Mirela Oktrova me veprën “55 ditë”. Në kuadër të poezisë dhe prozës më të mirë, çmimet iu ndanë përkatësisht, Ismail Sylës dhe Kim Mehmetit.

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan, është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.

 

 

 

Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë”, (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit”, për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006, në Gjermani. Në vitin 2016 është shpallur “Shkrimtari më i mirë i vitit”, nga Fondacioni Kulturor “Harpa” në Fier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit