MENU
klinika

Siguron titullin e 3-të në karrierë!

Fernando Alonso triumfon sërisht në ‘Le Mans’

16.06.2019 - 16:09

Fernando Alonso ka korrur një titull tjetër, ketë herë në botërorin e World Endurance Championship (WEC).

Piloti spanjoll triumfoi sot në garën 24-orëshe të La Manshit me makinën Toyota TS050 Hybrid së bashku me kolegët Sebastien Buemi dhe Kazuki Nakajima.

Ky është viti i dytë radhazi që Alonso me shokë triumfon në këtë garë historike të automobilizmit, sukses që i jep titullin kampion.

Këtë sezon, në 8 garat e botërorit WEC, Alonso korri 5 vende të para, 2 herë u rendit i dyti dhe një herë u skualifikua.

Gjithsesi, këtë herë triumfi në garën 24-orëshe të La Mansh ishte me fat. Deri 1 orë para fundit të garës, makina me nr.8 e Alonso ishte në vendin e dytë.

konica sportkonica sport mobile

60 minutat e fundit të garës për makinën tjetër Toyota, atë të pilotëve Lopez, Conway e Kobayashi, ishin të vështira. Makina e tyre pati një problem teknik, duke u detyruar të hapë krahun dhe të renditet në vendin e dytë, pasi e dominoi garën për 23 orë.

Tashmë për Alonso do të nisë një aventurë e re në karrierën e tij. Garat Rally janë një mundësi, por edhe rikthimi në Formula 1 është një tjetër opsion për të ardhmen e pilotit spanjoll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas sherrit me shokun e skuadrës

Kampioni i Moto GP modifikon motorrin!

Zviceriani shpërthen nga nervat

Roland Garros/ Nadal turpëron Federerin!