Me më shumë se 385 hektarë me pemtore qershie dhe me një prodhim mesatar vjetor rreth 2400 ton, Dibra mban vendin e parë si qyteti prodhues dhe kultivues i këtij fruti.
Edhe këtë vit, si pjesë e traditës lokale, festa e qershisë përkoi më çeljen e sezonit turistik në këtë zonë.
Por fermerët dhe konsumatorët dibranë thonë se kushtet klimetarike kanë dëmtuar rëndë prodhimtarinë.
“Qershia sivjet për faqe të zezë. Mirpo, shiu na ka bërë shumë dëm. Ne kemi problem me infrastrukturën. Ishalla po na bëhet Rruga e Arbrit, sepse tregtari nuk mund të vijë vetëm për arsye të rrugës, sepse e ngarkon edhe produkti nuk shkon në rregull në Tiranë.”, shprehen ata.
Mё shumё se 40 pjesëmarrjes fermerë morën pjesë nё këtë aktivitet ku u prezantuan varietete tё ndryshme qershie, gatime tradicionale, artizanë lokalë dhe prodhues mjalti.