MENU
klinika

NBA

Fitoi titullin/ Vërshojnë ofertat për yllin e Torontos!

19.06.2019 - 16:11

Los Angeles Lakers po përpiqet që të krijojë një ekip të fortë për sezonin e ardhshëm pas dështimit në këtë të fundit.

Me Lebron Jamesin në organikë dhe pas transferimit të Anthony Davisit, padyshim që Lakers po tentojnë të zhvillojnë një performancë më të mirë në të ardhmen.

Tashmë raportohet se në radarin e klubit ka rënë edhe MVP i këtij sezoni si dhe kampioni në fuqi me Toronto Raptors, Kawhi Leonard.

Për këtë të fundit ka shprehur interesim edhe Los Angeles Clippers, të cilët kanë shumë gjasa të transferojë basketbollistin amerikan.

“Sa i përket Lakers, ata nuk kanë të holla për të nënshkruar me Kawhi dhe nuk e pëlqen idenë se do të jetë violina e tretë në ekip. Clippers ishin në pozitë ta transferonin lojtarin para se të përfundonte në Toronto. Ata mund ta blejnë basketbollistin”, u shpreh Adrian Wojnarowski, i cili njihet si gazetar i transferimit të lojtarëve.

Ndërkohë, Leonard i kanë ardhur oferta të ndryshme edhe nga zyrtarët e klubit kanadez, por deri më tani basketbollisti ka vendosur të hesht sa i përket të ardhmes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kanadezët kampionë të NBA

Toronto shkruan historinë!