MENU
klinika

Aktori flet për jetën e tij përpara “Portokalli”

Flor Binaj: Kam punuar faturino fugoni

16.06.2019 - 19:26

Dy aktorët e humorit të ‘Portokalli’, Flor Binaj dhe Ledio Lako, kanë qenë të ftuarit specialë të ‘E Diell’ në ‘Top Channel’.

Teksa kanë marrë pjesë në intervistën ‘Këndi i së vërtetës’, ato i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet.

Një nga më pikantet ka qenë momenti kur Ledio ka pyetur kolegun e tij:

‘Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë një punë pa lekë’?

Flori ka zbuluar se në fakt ai ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare.

“Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe fatorino furgoni në unazë”, është shprehur ai, deklaratë kjo që ka marrë duartrokitje nga publiku.

Binaj dhe Lako janë bërë bashkë në shfaqjen “Tango”, ku Flori luan për herë të parë jashtë skenës së “Portokalli”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulojnë edhe të fshehtat

Luana Vjollca “përfundon” në Nepal