MENU
klinika

Zyrë të përhershme në Tiranë

FMN hap zyrë të re rajonale për Ballkanin Perëndimor

14.06.2019 - 16:37

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se do të hapë një zyrë të re rajonale të përfaqësuesit përhershëm për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me qendër në Vjenë, zyra e re do të ndihmojë në ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me këto katër shtete, por gjithashtu edhe me donatorët, institucionet ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore dhe qeverinë austriake, si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zyra e re do të kryesohet nga Stephanie Eble, aktualisht Shefe e Misionit të FMN-së për Kosovën.

Elbe, shtetase gjermane, ka punuar më parë në Ukrainë, Greqi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ajo është e diplomuar nga Shkolla e Ekonomisë në Londër. Znj. Eble do të mbikëqyrë ekipet lokale në zyrat ekzistuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat do të vazhdojnë të jenë të hapura. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat kanë programe aktive me FMN, do të vazhdojnë të kenë përfaqësues të tyre në vend.

“Kjo zyrë e re në Vjenë do të jetë pjesë e rëndësishme e marrëdhënies sonë të vazhdueshme me këto katër shtete, në rrugëtimin e tyre drejt integrimit evropian”, tha Zëvendësdrejtori i FMN-së Tao Zhang pas takimit me Guvernatorin e Bankës Kombëtare Austriake Ewald Nowotny, dhe Harald Waiglein, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, në Vjenë.

“Hapja e zyrës rajonale është kosto-efektive dhe gjithashtu ndihmon të jemi më afër anëtarëve tanë në rajon dhe partnerëve kryesorë të zhvillimit,” shtoi ai.

Zyra pritet të jetë funksionale në vjeshtë, ndërsa data e saktë do të publikohet më vonë.

Nga Bloomberg/ Basti i inflacionit truk ka arritur kulmin

Çfarë do vendosë sot Guvernatori turk?

Nga Financial Times/ Rolet duket se kanë ndryshuar...

Covid paralizon Azinë, perëndimi përgatiten për shpërthim

Ekonomia humbi rreth 43 mijë vende pune!

Guvernatori Sejko: Rimëkëmbje me ritme të qëndrueshme…

Nga Financial Times/ Çfarë përfshin marrëveshja?

MB-Indi bien dakord për Hartën e rrugës 2030

Çfarë po ndodh me arsimin në Shqipëri?

Ulja më e madhe e shpenzimeve buxhetore në dy dekada