MENU
klinika

E turpshme në Maqedoni

Foli shqip/ Futbollistin e nxjerrin jashtë restorantit!

13.06.2019 - 20:57

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në një restorant në Prilep.

Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, është detyruar të largohet nga restoranti për shkak se foli shqip.

Sipas informacioneve sulmuesi shqiptar kishte shkuar në një restorant në Prilep së bashku me kushërinjtë e tij.

konica sportkonica sport mobile

Pasi kamarieri mori porosinë çdo gjë ishte në rregull, por pas disa minutash me lojtarin në fjalë u bashkuan prindërit e tij me të cilët komunikuan në gjuhën shqipe.

Mesa duket punonjësve në atë restorant nuk iu ka pëlqyer kjo dhe kanë urdhëruar Ezgjanin së bashku me familjen e tij të largohen nga lokali me pretekstin se vendi ishte i rezervuar.

Ky veprim racist i punonjësve të restorantit ka nervozuar jashtë mase futbollistin me origjinë shqiptare që aktivizohet në radhët e skuadrës angleze të Leeds.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reja feston fitoren e parë

Shqipëria ‘zgjohet’ ndaj Moldavisë!