Kryebashkiaku demokrat, Fran Frrokaj në një lidhje direkte me “Opinion” ka habitur të gjithë me deklaratën e tij.
Frrokaj u shpreh se nuk ka qenë dakor me idenë e opoitës për të djegur mandatet dhe se ishte kundër këtij veprimi.
Më tej ai tregoi edhe një mënyrë se si mund të protestonte PD, pa qenë nevoja të digjeshin mandatet.
“Deputetë duhet të merrni avionin, të uleshin në shkallët e Parlamentit Evropian e t’ju thoshin kolegëve: na dëgjoni se në Shqipëri nuk na dëgjojnë.
Unë them që do kishte qenë më e mirë. Nga Partia Demokratike thanë që problemin donin ta kishin bërë brenda Shqipërisë, jo jashtë. Por kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm ndaj shqiptarëve”.
Sipas tij nëse votimet do bëhen në 30 qershor, PD nuk humbet. “Është tjetër kush që do bëjë zbritje”, tha kryebashkiaku i Lezhës.