MENU
klinika

Fund i lumtur për verilindorët

Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë!

02.06.2019 - 21:16

Kukësi fitoi Kupën e Shqipërisë, për herë të dytë në histori pasi mposhti 2-1 në finale Tiranën.

Ndeshja nisi më mirë për verilindorët, shënuan të parët me Shkurtaj, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes bardheblu.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Kukësit, ndërkohë që bardheblutë u zgjuan disi në të dytën

Ngoo riktheu baraspeshën me një gjuajtje që përfundoi në rrjetë falë një devijimi nga ana e Cuculit. 

Reagimi i Kukësit pas këtij momenti ishte i menjëhershëm.

Falë cilësisë së Valdet Ramës në krahun e djathtë dhe bashkëpunimit të Shkurtajt, Reginaldo devijoi me magji pasimin e shokut të tij sulmues, duke e lënë të palëvizur portierin Lika, 1-2.

Tirana tentoi me të gjitha mundësitë për të barazuar rezultatin, rrezikon sidomos me Ngonë me një goditje e kokë.

Megjithatë, rezultati mbeti i pandryshuar e për rrjedhojë festa në fund ishte e gjithë për Kukësin, që përmbylli me trofe një sezon të vështirë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë sigurojnë mbijetesën

Tirana merr frymë lirisht!

Tirana lë të hapur luftën

Skënderbeu hakmerret ndaj Kukësit!