28.06.2019 - 10:48
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë mëngjesin e sotëm.
Një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak në ujë.
Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku 60-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka humbur jetën sapo është futur në det.
Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.