MENU
klinika

Deklarata

“Gaboi shumë keq”/ Rama flet për Bashën: Punon fort dhe e prish, por…

14.06.2019 - 10:31

Gjatë takimit me banorët e njësisë admiministrative numër 11, kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe kryeopozitarin Basha.

Rama theksoi se sipas tij Basha ka gabuar shumë keq dhe se e vetmja gjë që ai kishte bërë si lider ishte marrëveshja e 17-majit.

Gaboi shumë, gaboi keq, e vetmja gjë si lider ishte ajo marrëveshje. Tani thotë vodhëm zgjedhjet. Ne mundëm Saliun dhe me pushtetin e Saliut ishte shumë keq, kurse Lulit ia paskemi marrë? Kjo është… tani vazhdon thotë hajdeni mblidhuni këtu se do ua jap kokën e tij në sini, këtu, aty, nuk e ha më njeri”– tha Rama.

Më tej, ka vijuar duke thënë se me Bashën në krye të PD, maxhoranca është në rregull. “Nëse do mbajnë akoma Lulin në rregull është për ne, ne Lulin kemi ne, Luli punon për ne, punon fort dhe e prish se na krijon probleme, por punon për ne”– tha Rama.