MENU
klinika

Papesha feministe

Në ankand piktura e rrallë e sapozbuluar

25.06.2019 - 14:19

Mendohej i humbur ose i shkatërruar, për gati 300 vjet. Tashmë, portreti i një prej grave më interesante të historisë, me firmën e një nga piktorët më të mëdhenj në botë është zbuluar dhe pritet të dalë në ankand, muajin e ardhshëm.

‘Portrait of Olimpia Maidalchini Pamphilj’ është piktura që daton mesin e shekullit të 17-të, e mjeshtrit spanjoll, Diego Velazquez.

 

 

 

 

Piktura i është nënshtruar provave të shumta për të verifikuar origjinalitetin dhe ndërkaq, 18 muaj më parë është dërguar në shtëpinë e ankandit “Sotheby”, në Amsterdam.

Vlerësohet se piktura do të arrijë çmimin 2-3 milionë paund dhe mund të blihet, nga një koleksionist privat ose një muze i klasit botëror.

 

 

 

 

“Velazquez është një prej titanëve të pikturës evropiane dhe asaj botërore. Portreti i sapozbuluar, pa dyshim, ka interes për studiuesit dhe admiruesit e Velazquezit”, – tregon James Macdonald, specialist i lartë i Sotheby.

Gjithashtu është një përshkrim i rrallë i gruas më influente, koprace dhe manipuluese në Romën e shekullit të 17-të.

 

 

 

 

Olimpia Maidalchini Pamphilj ishte fuqia që qëndronte pas fronit të papatit, si edhe motra e Papës Innocent X.

Me pseudonimin “Papessa”, zonja papë, Donna Olimpia ishte feministja e zjarrtë, e cila mbronte me të njëjtën force, prostitutat dhe murgeshat e Romës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”