MENU
klinika

Sulmet e cisternave në Gjirin e Omanit

Gjermania: S’ka prova të mjaftueshme për Iranin

17.06.2019 - 15:25

Incidenti me kontenierin e naftës në Gjirin e Omanit që mori flakë në lundrim është kthyer në tension diplomatik mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nga njëra anë dhe Gjermanisë nga ana tjetër. 

SHBA kanë akuzuar Iranin si përgjegjës për zjarrin në anijen konteniere, por Irani ka hedhur poshtë akuza të tilla. Amerikanët pretendojnë se iranianët kanë goditur me një raketë tokë-ajër një dron të SHBA që flututronte mbi Gjirin e Omanit pas sulmit të së premtes.

Britania e Madhe i është bashkuar qëndrimit amerikan, teksa minsitri i Jashtëm, Jeremy Hunt ka deklaruar se është “thuajse i sigurtë që Irani qëndron pas sulmeve në Gjirin e Omanit”. “Londra nuk beson se dikush tjetër e ka bërë një gjë të tillë” citohet Hunt.

Këtyre pretendimeve u ka dalë kundër Kina dhe Bashkimi Europian që kanë bërë thirrje për përmbajtje.

Në një qëndrim të vetin Gjermania ka bërë të qartë se videoja e përcjellë nga pala amerikane sipas të cilës pretendohet se janë parë një anije të rojes Bregdetare iraniane që heqin një minë të pashpërthyer nga skafi i kontenierit japonez “Kokuka Courageous”, nuk përbën provë të mjaftueshme për të akuzuar Iranin.

Qëndrimi amerikan është vënë në diskutim edhe nga presidenti i kompanisë japoneze, Yutaka Katada, sipas të cilit ekuipazhi ka parë objekte fulturuese, duke përjashtur që anijet të jenë goditur nga minat apo silurat. Sipas tij lajmet për sulme me mina janë false.

António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, bëri thirrje për një hetim të pavarur.

“Është shumë e rëndësishme të dimë të vërtetën dhe është shumë e rëndësishme që përgjegjësitë të sqarohen. Natyrisht se mund të bëhet vetëm nëse ekziston një hetim  i pavarur që verifikon ato fakte “, u tha gazetarëve Guterres.

Mbrëmjen e së premtes, Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht u bashkua me SHBA-të në atribuimin e sulmeve ndaj Iranit. Zyra e Jashtme lëshoi ​​një deklaratë duke thënë: “Është pothuajse e sigurtë se një degë e ushtrisë iraniane, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamik, sulmoi dy cisternat më 13 qershor . Asnjë aktor tjetër shtetëror apo jo shtetëror nuk mund të ketë qenë përgjegjës. ”

Deklarata vazhdonte: “Ne jemi të bindur se Irani mban përgjegjësi për këtë sulm “.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat për sulmet në Gjirin e Omanit

Edhe Britania bashkohet me SHBA-në kundër Iranit