MENU

Detajet

Gramsh/ Nipit të Gjiknurit i djegin makinën luksoze!

02.06.2019 - 10:25

Një automjet luksoz tip ‘Benz’ është djegur mbrëmë në mesnatë në Gramsh.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi” në afërsi të qendrës së këtij qyteti.

Automjeti me targë AA 999 XS në pronësi të Gjergji Bodurit, i cili është nipi i Damian Gjiknurit është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit dhe policia. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që automjeti të mos digjet tërësisht.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkatërron vreshta dhe ullishta

Moti i keq bën “kërdinë” në Elbasan