MENU
klinika

Lidhja me Ammika Harris!

Harrojeni Rihanna-n, Chris Brown, sërish baba!

17.06.2019 - 13:09

Reperi amerikan, Chris Brown dhe këngëtarja e mirënjohur Rihanna kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për lidhjet dhe ndarjet e shumta mes njëri tjetrit.

Buja arriti kulmin kur Chris e rrahu Rihannan. Të gjithë e mbajmë mend këtë skandal, pasi Rihanna përfundoi në spital pas dhunës së Chris Brown. Aty qe momenti definitiv i ndarjes së tyre. E ndonse kanë kaluar kaq shumë vite, emrat e tyre githnjë i kujtojmë afër njëri tjetrit.

Së fundmi, Chris e ka quajtur ish-të dashurën e tij, Rihanna, një ‘mbretëreshë’ në mediat sociale – një dekadë pasi sulmoi atë dhe e bëri për spital.

E në fakt, Brown njihet edhe për lidhjet e tij me dhe Karrueche Transp.

Por, koha ka kaluar dhe tashmë pritet që Chris të bëhet baba për herë të dytë.

Një burim e ka konfirmuar për Page Six të premten se këngëtari po bëhet baba për herë të dytë, këtë herë nga lidhja me ish  të dashurën Ammika Harris.

Këngëtari po ashtu ka një vajzë pesëvjeçare me Nia Guzman.

Ne e dimë se ai dhe e dashura e tij e re, Indyamarie, u ndanë për shkak të shtatzënisë së Harris, edhe pse nuk ishte duke u takuar me të këtë kohë.