MENU
klinika

'Tërmet' në shkallët e "Bernabeut"

Hazard prezantohet tek Reali! Ja fjalët e para

13.06.2019 - 20:05

Eden Hazard është në dhomën për mediat në stadiumin e Real Madridit, aty ku do të flasë fjalët e para si lojtar më i ri i “Los Blancos”.

Nga ana tjetër, në shkallët e stadiumit “Bernabeu” mijëra tifozë të Real Madridit, kanë tejmbushur stadiumin për goditjen 100 milionëshe, që mesa duket iu ka munguar kaq shumë. Hazard është blerja më e madhe e Madrilenëve që pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Ylli belg pritet t’i japë një tjetër dimension lojës së Realit dhe ka filluar që tani të jetë idhulli i ri i tifozëve.

Futbollisti tha fjalët e tij të para, pasi foli edhe Florentino Perez,duke i uruar mirëseardhjen.

“Tashmë ëndrra jote u bë realitet. Je futbollist i Real Madridit dhe je pjesë e këtij stadiumi, shtëpia jote e re. Kjo është ëndrra jote! Futbolli yt është special dhe i ndryshëm nga të tjerat. Mirë se erdhe te Real Madrid, mirë se erdhe në shtëpinë e re”, u shpreh Perez.

“Flas frëngjisht sepse spanjishtja ime nuk është e mirë, por faleminderit president. Faleminderit familjes time dhe babait, por edhe atyrfe që nuk patën mundësi të vinin. Kam shumë dëshirë që të luaj dhe të fitoj shumë tituj me këtë fanellë.

Siç e tha presidenti, ishte ëndrra ime të luaja këtu dhe tani që jam këtu mund të them vetëm faleminderit”, theksoi Hazard.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


10 blerjet më të shtrenjta në futboll

Transferimi i Hazard hyn në historinë e Real Madrid!