MENU

Plani serb

“Helm në ujësjellës”, Serbia ngjall panik në veri të Kosovës

26.06.2019 - 22:01

Plani serb për të inskenuar “katastrofën humanitare” në veri po vazhdon me ngulm nga Beogradi. Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare në këtë “lojë” është i përfshirë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Është hedhur helm në Gazivodë. Mos pini ujë nga ujësjellësi”.

Ky është urdhri tjetër që vjen nga strukturat e terrenit në komunat e veriut.

Një burim i besueshëm tha për RTK-së se përveç kryetarëve të komunave, shumë aktivë në këtë drejtim është edhe Zoran Millojeviç i njohur si “Zelja”, i cili kryesisht vepron me presion dhe me dhunë, sa herë ka nevojë Beogradi zyrtar.

serbi kosove-konica.al

“Zelja gjithmonë është aty ku urdhrat e Beogradit hasin në vështirësi për t’u zbatuar nga qytetarët dhe rendi i dytë i strukturave.

Kështu ka ndodhur vazhdimisht edhe në kohën e zgjedhjeve apo mosmarrëveshjeve brenda Listës Srpska. Për ta zbatuar këtë plan po flitet se janë përfshirë edhe serbët prorusë.

‘Zelja’ ka kontaktuar edhe me Momçilo Arllovin, një serb që ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve serbe të inteligjencës, dhe shumë i afërt me Dejan Damnjanoviçin, i cili është shumë i lidhur me rusët Leonid Savin dhe Aleksandar Duginin, ideologun e Putinit”– ka përfunduar burimi.