MENU
klinika

Ja ndryshimi!

Hidhet në qarkullim monedha metalike 10 lekë

10.06.2019 - 20:10

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim nga data 25 qershor 2019, monedhën e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi.

Sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë, monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Duke filluar nga data 25 qershor 2019, monedha metalike me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendimin 2/2018 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.