MENU
klinika

Hapja e negociatave

Holanda vendosi/ “Jo” Shqipërisë, “po” Maqedonisë së Veriut

12.06.2019 - 18:38

Parlamenti i Holandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë për hapje negociatash, ndërsa i ka thënë “Po” Maqedonisë së Veriut.

Vendimi sapo është marrë nga parlamenti, ndërsa i rekomandohet Komisionit Europian të mos hapë negociatat.

Si shkak kryesor bëhet me dije është mosarritja e rezultateve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës:

Propozuar më 11 qershor 2019,

pas dëgjimit të diskutimit,

duke vënë në dukje se, sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura;

i bën thirrje qeverisë holandeze të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE;

Dhe vazhdon me rendin e ditës.

Anne Mulder Drost