MENU
klinika

Provat e lira

Honda për turp/ Dominojnë Dovizioso dhe Rossi!

14.06.2019 - 17:56

Provat e lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Katalonjës në Moto GP dhuruan surpriza.

Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha Petronas dha kohën më të shpejtë në pistën e Barcelonës, 1’40”079.

Në vendin e dytë u rendit Andrea Dovizioso me Ducati dhe në të tretin japonezi Takaaki Nagakami me Honda LCR.

konica sportkonica sport mobile

Zhgënjen kryesuesi i botërorit, Marc Marquez me Honda, që u klasifikua në vendin e 17-të.

Për herë të parë këtë sezon më mirë u rendit Honda tjetër, ajo e Jorge Lorenzo, i 14-ti.

Gjithsesi, motori japonez u duk në vështirësi në pistën e Katalonjës edhe pse nesër janë provat zyrtare. Ajo që ra në sy është se 5 italianë u renditën në 8 vendet e para. Më mirë u paraqit Valentino Rossi me Yamaha, në vendin e shtatë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales u klasifikua në vendin e 14-të.

Provat e sotme treguan se asgjë nuk është e sigurtë në pistën spanjolle, me luhatje nga pilotët e mëdhenj, që kanë ruajtur energjitë për ditën e diel, kur zhvillohet edhe gara.