Rreth dy milionë njerëz kanë marrë pjesë në një protestë masive në Hong Kong kundër një projekt-ligj të diskutueshëm për ekstradimin, thonë organizatorët.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut.
Udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam të djelën kërkoi falje për propozimin e projekt-ligjit. Shumë protestues, të cilët kanë frikë nga rritja e ndikimit kinez mbi Hong-Kong, po i bëjnë thirrje asaj të japë dorëheqjen për trazirat.
Ata gjithashtu po kërkojnë që ligji të hiqet, jo vetëm të pezullohet.
“Marshimi i sotëm kishim pothuajse dy milionë njerëz”, u tha gazetarëve Jimmy Sham, nga grupi i protestave të Frontit për të Drejtat e Njeriut, të dielën mbrëma.
Protesta ishte kryesisht paqësore, dhe kjo ishte në kontrast me skenat në demonstratën e fundit të mëparshme të mërkurën, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë që plagosën dhjetëra njerëz.
Demonstrata filloi herët në pasdite në Sheshin Viktoria, me shumë protestues të veshur me të zeza. Shumë prej tyre mbanin lule të bardha për të mbajtur zi për një protestues i cili vdiq të shtunën.
Hong Kongu është pjesë e Kinës, por ka sistemin e vet gjyqësor.Zyrtarët e Hong Kong kanë thënë se gjykatat e Hong Kongut do të kenë fjalën përfundimtare nëse do të japin kërkesa të tilla ekstradimi dhe të dyshuarit e akuzuar për krime politike dhe fetare nuk do të ekstradohen.
Ka pasur shumë opozitë publike dhe kritikët thonë se njerëzit do të jenë subjekt i paraburgimit arbitrar, gjyqit të padrejtë dhe torturës nën sistemin gjyqësor të Kinës.