MENU
klinika

Samiti i G20

Hong-Kong/ Sërish protesta dhe një thirrje për liderët botërorë

26.06.2019 - 15:08

Qindra njerëz janë mbledhur në Hong-Kong dhe marshuan në konsullatat e huaja për të kërkuar që qeveritë ndërkombëtare të diskutojnë për krizën politike të qytetit gjatë takimit të G20 këtë javë.

Presidenti Xi Jinping i Kinës dhe presidenti i SHBA, Donald Trump, pritet të takohen në takimin e nivelit të lartë në Japoni mes tensioneve të forta të tregtisë midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Shumë në turmë mbanin bluza të bardha me mesazhin: “Çlironi Hong-Kongun!”,

“Lironi Hong-Kong-un nga kolonizimi i Kinës”, shkruante një poster. “Presidenti Trump, Ju lutem lironi Hong Kongun!”, shkruante një tjetër.

Hong Kongu është tronditur nga kriza më e madhe politike në dekada, pasi miliona njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër një ligji të propozuar që lejon ekstradimin e individëve, duke përfshirë të huajt në Hong Kong, në Kinë për t’u gjykuar.

kolana e librave

Të mërkurën protestuesit marshuan te konsullatat amerikane dhe britanike si dhe zyra përfaqësuese e Bashkimit Evropian. Pas mbërritjes së tyre, protestuesit lexuan letrat e tyre të peticionit para se t’i dorëzonin ata në konsullatën e zyrtarëve.

“Në dëshpërim ne kërkojmë angazhimin dhe ndihmën tuaj për të luftuar kundër këtij regjimi autoritar me ne”, shkruante një protestues në një letër drejtuar Trumpit.

Protestuesit gjithashtu dorëzuan peticione për konsullatat e 19 vendeve, përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Japoninë. Një tjetër tubim është planifikuar për të mërkurën në mbrëmje.

Shumë thanë se ishin të frustruar nga refuzimi i udhëheqësit të Hong Kong Carrie Lam për të përmbushur kërkesat e tyre.

“Qeveria jonë lokale na ka injoruar kështu që ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha një protestues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shinzo Abe/ Project Syndicate

Çfarë pritet nga samiti i G20 në Japoni?