MENU
klinika

Dasma madhështore

Hysaj i jep fund beqarisë në Kalanë e Rozafës!

23.06.2019 - 12:32

Dasmat VIP nuk kanë të mbaruar këtë verë, teksa një tjetër futbollist i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme.

Futbollisti i njohur Elseid Hysaj i cili luan aktualisht me skuadrën italiane Napoli në Serinë A dhe me kombëtaren shqiptare ka lidhur kurorë me partneren Fiorenza Lekstakaj, në një ceremoni të veçantë të organizuar në kalanë e Rozafës në Shkodër.

Mbi 500 të ftuar e kanë mbushur kalanë e Shkodres e cila ishte transformuar në një vend magjik me drita të shumëllojshme duke i dhënë një pamje fantastike dasmës.

Shumë personazhe të famshëm kanë qenë të ftuar në dasmën e futbollistit ku na treguan pamjet e dasmës me anë të postimeve që ata bënin në rrjetet e tyre sociale.

Elseidi ishte bërë tejet elegant në pamjet e publikuara nga Ermal Fejzullahu i cili ishte i ftuar në dasmë.

Futbollisti shihet i veshur me një kostum të zi mjaft elegant ndërsa bashkëshortja e tij e veshur me një fustan të bardhë të fryrë e cila shkëlqente në të duke e bërë të duket tamam si një princeshë e vërtetë.

Elseid dhe Fiorenza kanë disa vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe janë prindër të një djali 3-vjeçar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”