MENU
klinika

Zbuloni 'debatin'

I komentuan “Xhemile”, Xhemi Shehu s’ia përtoi fare!

27.06.2019 - 12:43

Xhemi Shehu është një ndër “fanset” më të mëdha të fotove të Arbana Osmanit, dhe këtë e tregon sa herë që ajo publikon ndonjë.

Duke qenë shoqe të ngushta, çdo foto e Arbanës pëlqehet dhe komentohet nga Xhemi dhe këtë e kanë vënë re edhe fansat e moderatores.

Një koment nga to qe se përse i bën “like” fotove të Arbanës kur ajo nuk i bën asnjë “like” fotove të saj!

Megjithatë, komentuesi e thirri “Xhemile”, Xhemin dhe kjo e fundit reagoi…

“Aman mi Xhemile po si nuk pashë një foto të Arbanës pa like-n tënd, kurse Arbana fotot tënde pothuajse kurrë, pse kështu?”, e pyet komentuesi.

“Të falet Naze se me syze je”, ia kthen menjëherë moderatorja. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN