MENU

Detajet

IKMT kallëzim penal për kryebashkiakun e Lezhës!

20.06.2019 - 15:42

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryetarin e Bashkisë, Frran Frokaj.

Kryebashkiaku i Lezhës, akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit te Territorit z. Sokol Toma.

fran-frrokaj-konica.al

IKMT thotë se të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme.

Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT.

“Këto veprime hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lëzhë, kanë cënuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik” thuhet në njoftim.

IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.