Inter po punon në merkato për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm, me në krye trajnerin Antonio Conte.
Pak minuta më parë një mesazh i koduar është publikuar në rrjetet sociale të klubit, duke nënkuptuar zyrtarizimin e një afrimi të ri në skuadër.
“Një emër që flet për të gjithë Vëllezërit e Botës. Një emër krenar, që frikësohet prej pengesave dhe pasigurive. Një emër i veçantë, unik dhe i pashlyeshëm. Këtu dhe kudo. Qëndroni në pritje!”
Shkruhet në mesazhit e Interit, që sipas “Sky Sport” bëhet fjalë për rikthimin e Lele Orialit, i cili do të marrë një post drejtues në klubin zikaltër.
Oriali ka nisur karrierë si futbollist me të rinjtë e Interit dhe luajti me fanellën zikaltër nga viti 1970-1983, për të vijuar katër sezone tek Fiorentina, derisa mbylli karrierën.
Më pas ai vijoi karrierën si drejtues dhe u rikthye tek Inter, aty ku qëndroi deri në janar të vitit 2014, si drejtor teknik.