Interi do të jetë një nga skuadrat më aktive në merkato me zikaltërit që duan të ndërtojnë sa më ekipin e Antonio Contes.
Ajo që ka surprizuar së tepërmi në këtë fazë të merkatos është se Marotta dhe Ausilio kanë udhëtuar drejt Madridit.
Dyshja drejtuese e klubit zikaltër kanë trokitur në dyert e Realit të Madridit dhe kanë gati emrat që marrin me vete në Milano.
Marco Asensio është dëshira e madhe dhe bashkë me të me kujdes po ndiqen dhe pistat Kovacic dhe Nacho.
Në radhët e Los Blancos do të nisë një fushatë spastrimesh dhe Inter kërkon të përfitojë. Në sezonin e fundit Asensio ka luajtur në vetëm 15 takime, ndërsa ardhja e Jovic dhe me shumë mundësi e Hazard pakëson shanset që të ketë minuta në dispozicion.
Ndërkohë që e ardhmja e Icardit tashmë duket e vulosur sezonin e ardhshëm, sulmuesi me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e zikaltërve, ndërsa bashkë me të pritet të largohet edhe Nainggolan, i cili nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte.
Mateo Kovacic ka qënë pjesë e Interit nga 2013-ta deri në 2015-ën dhe një ofertë e mirë e Interit mund ta rikthejë atë sërish në Milano, ndërsa bisedime konkrete pritet të këtë edhe për Nachon.