MENU
klinika

Modeli i ri

iPhone i ardhshëm pritet të vijë me tri kamera

24.06.2019 - 14:47

Mungojnë disa muaj nga hedhja në treg e iPhone-it të ri, që do të karakterizohet nga një dizajn pothuajse identik me gjeneratën e mëparshme, me përjashtim të pjesës së pasme.

Risia e këtij modeli është sistemi fotografik, i cili do do të ketë tri kamera të vendosura brenda një kuadrati të vogël.

Gjithashtu, mbërrijnë parashikimet edhe mbi iPhone 2020.

Sipas analistit Ming-Chi Kuo do të ketë dy modele me lidhjen 5G dhe një me LTE.

Dhe të gjithë smartfonët e ardhshëm të Apple do të kenë ekranin Oled, por gjithmonë duhet të ketë një diferencim në madhësi.

Modeli më i vogël do të jetë 5,4 inç në krahasim me 5,8 aktualisht dhe modeli ”Max” do të rritet nga 6,5 në 6,7 inç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë në histori

Apple: Shitjet e iPhone do të bien