MENU
klinika

Lidhet me bukuroshen e Victoria Secret

Isaac Carew harron shpejt Dua Lipën!

26.06.2019 - 21:52

Ndarja e Dua Lipës dhe Isaac Carew ashtu si edhe vite më parë ndodhi pa ndonjë bujë të madhe dhe deklarata nga palët.

Ata thjesht nuk shiheshin më në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjë që menjëherë hodhi dyshimet mbi marrëdhënien e tyre.

Më pas Dua u përfol për një lidhje të re me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwaar dhe në këtë mënyrë të gjithë sytë u kthyen nga Isaac.

Po ai a kishte vazhduar me jetën e tij përpara? Përgjigja duket se është po. Po përflitet se Isaac është në një lidhje me modelen e Victoria’s Secret, Georgia Fowler.

Thashethemet kanë nisur pas postimit të fundit të Isaac-ut i cili shfaqet në shoqërinë e modeles.

27-vjeçarja është një super yll e këtë e vërteton karriera e saj e pasur si modele.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN