MENU
klinika

Deklarata e fortë

Ish-kandidati i PD lëshon “bombën”, paralajmëron arrestimin e Bashës

14.06.2019 - 11:11

“Në këtë pike thirrja i pandehur i kryetarit të opozitës është një gjë e vogël. Në këtë pikë po mendohet të pakten arresti shtepiak për Bashën. Me siguri këtë do të bëjë me kalimin e ditëve kur gjendja të bëhet më rëndë dhe kur nevoja për të konsoliduar pushtetin e ri me opozitë të sajuar përballë proetstave të opozites do të bëhet lebetitëse”, kështu ka deklaruar ish-kandidati i Partisë Demokratike, njëherazi analisti i njohur Fitim Zekthi.

Ai ka paralajmëruar arrestimin e mundshëm të krydemokratit Basha, duke thënë se herët ose vonë kjo gjë do të ndodhë.

Sipas Zekthit, arrestimi i Bashës do të ndodhë me kalimin e ditëve kur gjendja të bëhet më e rënKujtojmë se Basha u thirr dje për t’u paraqitur në prokurori në datën 17 qershor sa i përket hetimit për lobimin rus në SHBA.

KOMENTI I PLOTË I FITIM ZEKTHIT:

Arrestimi i Bashes do te ishte nje zgjidhje per Ramen, heret apo vone ai do te shkoje drejt ketij akti

Ne krizen e plote ne te cilen eshte Rama dhe qeveria te cilet ose duhet te shkojne ne zgjedhje te vetem dhe me pas te nisin te konsolidojne regjimin nje partiak me parti opozitare te krijuara nga ai vete ose duhet te terhiqet dhe te humbe pushtetin me siguri qe ai do te zgjedhe te paren.

Ai ne fakt ka hyre ne ate rrugë.

Menyra se si fitoi pushtetin, marreveshjet qe beri, menyra se si thirri ne ekip njerez te botes se trafikut te droges, menyra se si po qeveris ekonomine kombetare, menyra se si trajton prokurorine dhe menyra se si mbron tahirin, Dakon, menyra se si mban pushtetin duike krijuar nje mekanizem gjigand elektoral ku kuti votimi pas kutie votime kontrollhet procesi me njerez te botes se trafikut dhe te qeverise duke blere mjaftueshem vota tregojne se ai nuk kthehet me pas nga ajo rruge.

Ne kete pike thirrja i pandehur i kryetarit te opozites eshte nje gje e vogel. Ne kete pike po mendohet te pakten arresti shtepiak per Bashen.

Me siguri kete do te beje me kalimin e diteve kur gjendja te behet me rende dhe kur nevoja per te konsoliduar pushtetin e ri me opozite te sajuar perballe proetstave te opozites do te behet lebetitese.

Ne fakt Lopez ne Venezuele ehste ne arrst shtepiak, Aung Siu Kii ne Burma ka qerne per shume vite ne arrest shtepie etj…Me te vertete arrestimni i Bashes do te ishte nje zgjidhje…

Ne kete pike veprimet nuk i ben me Rama eshte thjesht rruga qe te con tek ato dhe kur nevoja e Ramës, për të konsoliduar pushtetin e ri me opozitë të sajuar siç e cilëson ai, të bëhet “lebetitëse”.