MENU
klinika

Portali qeveritar, mbi 21 mijë përdorues të rinj

Ish-pronarët, si të aplikoni për ankesat në e-albania?

03.06.2019 - 20:53

E-Albania ka publikuar të dhënat e fundit të muajit maj, në të cilin rezulton një rritje në numrit e përdoruesve të portalit.

Gjatë muajit maj në portalin qeveritar janë regjistruar pothuaj 2.5 milionë vizita. Gjithashtu, sipas statistikave gjatë muajit Maj 2019, mbi 21 mijë përdorues të rinj janë regjistruar në portalin qeveritar.

Ndërkohë, certifikatat familjare vijojnë të kryesojnë listën si shërbimi më i përdorur i muajit, duke listuar më shumë se 121 mijë individë, ndjekur nga vërtetimi për pagimin e kontributeve me mbi 95 mijë individë dhe karta e shëndetit me mbi 45 mijë individë në muaj.

Për sa i përket të dhënave analitike, në vend të parë me numrin më të lartë vijon të mbetet shërbimi për aplikimin për pasaporta dhe kartë identiteti, me konkretisht 26340 përdorime në muaj.

  • Përgjigja për pronën

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të shyrtojë të gjithë ankesat për vlerësimin e pronës dhe kërkesat për statusin e dosjes brenda 30 ditëve nga momenti i aplikimit. Në portën e vetme online të qeverisë mund të gjeni shërbime të Agjencisë së Trajtimit të Pronave kushtuar qytetarëve, të cilët kërkojnë të sqarohen rreth problematikave të tyre apo të marrin një dokumentacion shtesë.

Përmes një njoftimi ATP bën të ditur se pret ankesat nga portali qeveritar e-albania dhe shpjegon gjithë procedurën që duhet të ndjekin pronarët që kanë dosjet në proces shqyrtimi.

“Shërbimet e reja elektronike të Agjencisë së Trajtimit të Pronave janë tashmë publike, dhe do të ofrohen online në portalin qeveritar e-Albania për ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP dhe për kërkesat për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes.

Çështja e pronave mbetet ende mjaft e ndjeshme dhe në sportelet fizike të Agjencisë së Trajtimit të Pronave mbërrin një numër i konsiderueshëm kërkesash që kërkojnë të marrin përgjigje. Posaçërisht, online në portalin e-Albania qytetarët e interesuar mund të kryejnë shumë shpejt dërgimin e një kërkese për informacion në lidhje me ecurinë e shqyrtimit të dosjeve të ndjekura nga ATP-ja”-thuhet në njjoftimin e ATP-së.

  • Procedura

Me anë të dërgimit online të kërkesës për marrjen e informacionit, vetë ATP-ja, përmes personave përgjegjës, kryen shqyrtimin e kërkesës bashkë me dokumentacionin shoqërues. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, ajo trajtohet nga specialistët dhe brenda 30 ditësh qytetarit të interesuar i kthehet përgjigjja online përmes e-mail-it si dhe te seksioni “Hapësira ime” në portalin e-Albania.

Në rast se përgjigjja kërkohet edhe në letër, atëherë qytetari duhet të paraqitet

fizikisht pranë sporteleve të ATP-së. Edhe kur aplikimi për kërkesën nuk është sipas rregullave të paracaktuara, sërish njoftimi i qytetarit bëhet me e-mail, duke shmangur çdo lloj keqkuptimi të mundshëm. E njëjta procedurë ndiqet edhe nëse qytetari ka ankesa në lidhje me shqyrtimin e dosjeve të ndjekura nga ATP-ja.

  • Dokumentacioni i nevojshëm

Bazuar në VKM nr. 255/2010 “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës” subjektet e shpronësuara (trashëgimtarët apo përfaqësuesi me prokurë) paraqesin pranë ATP-së, Tiranë (përveç kërkesës për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës) dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Bazuar në VKM nr. 255/2010 “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës” subjektet e shpronësuara (trashëgimtarët apo përfaqësuesi me prokurë) paraqesin pranë ATP-së, Tiranë (përveç kërkesës për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës) dhe dokumentacionin e nevojshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tabelë ekzekutimi i vendimeve gjyqësore

Fitojnë gjyqin me ATP, kompensohen 95 pronarë