MENU
klinika

Njoftimi

Italia financon 120 SME me 27 milionë euro

26.06.2019 - 17:01

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte prezente së bashku me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Alberto CUTILLO, në një takim, për të folur më tepër rreth programit me temë “Programi i Zhvillimit të SME-ve Italo-Shqiptare në Shqipëri”.

Prezente ishte Ambasada Italiane, Kooperacioni Italian, Agjensia italiane të Tregtisë dhe Investimeve (ICE), Confidustria Albania, Agjencia Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Sipas njoftimit, ky program deri më tani ka financuar 129 projekte në të gjithë Shqipërinë me një vlerë prej 27.2 milionë dhe ka pasur një impakt punësimi të konsiderueshëm në të gjithë sektorët kryesore ekonomikë.

Arsye të ndryshme si kombinimi i asistencës teknike dhe financiare në funksion të nxitjes së Start up-eve, inovacionit dhe konkurueshmerisë së SME-ve, sipas njoftimit tregon se është një model që duhet të vazhdojë të qëndrojë dhe të avancohet.

Njoftimi bëri me dije se qeveria shqiptare i konsideron fondet e kreditimit dhe garantimit të investimeve dhe të eksportit si instrumente që duhet të ndihmojnë bizneset në uljen e risqeve të investimit në tregjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.