MENU
klinika

Hakmarrje?

Izraeli sulme në Siri/ 10 të vrarë

02.06.2019 - 14:42

Izraeli ka kryer sulme ajrore në Siri në përgjigje të disa raketa nga vendi fqinj. Është raportuar se 10 vetë u vranë, duke përfshirë ushtarë sirianë dhe luftëtarë të huaj.

Ushtria izraelite tha se dy raketa u hodhën nga Siria në malin Hermon, në Golanin e pushtuar nga Izraeli, të shtunën vonë dhe njëra ishte “e vendosur brenda territorit të Izraelit”.

Sulmi izraelit ka lënë tre ushtarë sirianë dhe shtatë luftëtarë të huaj të vdekur, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas tyre ata vdiqën nga sulmet e raketave pranë kryeqytetit, Damask, ku janë vendosur forcat siriane, forcat iraniane dhe luftëtarët e Hezbollahut. Observatori nuk e ka specifikuar kombësinë e luftëtarëve të huaj të vrarë.

Ushtria izraelite tha se sistemet e veta të mbrojtjes ajrore u aktivizuan për shkak të zjarrit sirian.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha “Ne nuk do të tolerojmë zjarr në territorin tonë dhe do të reagojmë me forcë ndaj ndonjë agresioni kundër nesh”, tha ai.

Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në Siri, shumica prej tyre kundër asaj që thotë se janë objektiva iraniane dhe Hezbollah. Izraeli thotë se është i vendosur të parandalojë armiqtë të hyjnë ushtarakisht në Siri, ku Teherani mbështet presidentin Bashar al-Assad në luftën tetëvjeçare të vendit, e cila ka vrarë më shumë se 370.000 njerëz.

Më 27 maj, Siria tha se Izraeli ka kryer një sulm me raketa në Quneitra. Ushtria izraelite tha se ishte hakmarrje për sulmin që synonte një nga avionët e tij luftarak.

Sulmi i fundit raportohet në një kohë të tensioneve në rritje midis Iranit dhe SHBA. Në javët e fundit, SHBA ka akuzuar Iranin për kërcënime të dyshuara dhe ka vendosur një grup bartës avionësh dhe bombardues të B-52 në Gjirin Persik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”

Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in