MENU
klinika

"E qëllova sepse..."

“Jam penduar”, flet autori i vrasjes së të riut në Laç

14.06.2019 - 13:13

Gjatë marrjes në pyetje nga policia autori i vrasjes së 24-vjeçarit, Viktor Shkorreti në Laç ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

Ai është shprehur se e ka kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes.

Jam penduar për atë çfarë kam bërë.Viktima më ka goditur me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë”, mësohet se është shprehur Koca.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së mërkurës në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa disa orë më pas policia identifikoi të dyshuarin për vrasjen i cili rezulton i lindur në Mirditë, por banues në Tiranë.

Megjithëse u largua menjëherë nga zona ku ndodhi ngjarja, 32-vjeçari ka rënë në pranga 24 orë pas krimit.

Koca ka tentuar të parkojë makinën e tij pranë banesës së Viktor Shkorretit, pasi për shkak të fluksit të pelegrinëve në Kishën e Laçit, në qytet ka pasur fluks të jashtëzakonshëm mjetesh.

Por pasi nuk është lejuar dhe pas debateve verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit duke e lënë të vdekur.