MENU
klinika

Të enjten do të...

“Jemi në mes të lojës”/ Shkarkohet Meta? Ja çfarë paralajmëron Rama

10.06.2019 - 11:10

“Vendimi i presidentit Meta ishte i pritshëm”, kështu mësohet të ketë thënë në mbledhjen e kryesisë së PS-së, kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje, Rama është shprehur se seanca plenare e ditës së enjte do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit.

Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi republikë parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin.

Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentat kundër këtij vendimi të Presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit.

Duhet të fokusohemi në 30 qershor. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet në KQZ e më pas do kalojë në kolegj. Fokusi jonë 30 qershori.” –mësohet të jetë shprehur Rama.