Pas lajmit se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar fshehurazi truprojën e kryedemokratit Basha, hapi i radhës është hedhur nga presidenti Meta.
Meta ka thërritur në takim drejtorin e SHISH-i dhe komandantin e Gardës.
Presidenti ka thirrur dy drejtuesit e institucioneve në një takim në zyrën e tij në Presidencë.
Lëvizja e kreut të shtetit vjen vetëm pak pas letrës që PD-ja, me firmë të sekretarit Gazmend Bardhi i ka nisur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një takimi informal që ky i fundit ka zhvilluar me truprojat e Bashës, duke i komunikuar faktin se kreut të opozitës i kërcënohet jeta.
Sipas burimeve, kreu i shtetit kerkon informacione lidhur me sigurine e kreut te opozites, Basha.