MENU
klinika

"I dua rrënjët e mia"

Jim Belushi kujton kohën kur vizitoi Shqipërinë

07.06.2019 - 10:51

Ai është njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptarë që ka bërë karrierë në botën e Hollivudit shumë kohë më parë. Jim Belushi prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, ai asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët dhe prejardhjen e tij, teksa e pohon sa herë i jepet rasti në ngjarje apo intervista të ndryshme.

Një gjë të tillë e ka bërë të dukshme së fundmi përmes llogarisë personale në Instagram, ku ka publikuar imazhe nga një vizitë të bërë në vendlindjen e prindërve, Shqipëri.

Duke u rritur në Chicago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të ktheheni prapa dhe të kuptoni se sa shumë më ka formuar.

Duke u kthyer pas në vitin 2017, isha shumë me fat që isha mysafir i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia”, shkruan ndër të tjerash 64-vjeçari.

Kujtojmë se Belushi është i njohur për një numër të madh të filmave ndër të cilët ka luajtur në filmin komedi tepër të sukseshëm “Jeta sipas Jimit” dhe është gjithashtu  ish-anëtar i bendit, “Blues Brothers”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cila ishte lidhja e tij me shqiptarët?

John Belushi/ Kush ishte femra që e vrau me dozë kokaine?