MENU
klinika

Deklarata

John Bolton: Më mirë Britania jashtë BE-së

01.06.2019 - 19:42

Administrata e presidentit Trump dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të ndjekë rezultatin e referendumit 2016 dhe të largohet nga Bashkimi Evropian, tha këshilltari për sigurinë kombëtare John Bolton.

Duke folur për Daily Telegraph të Britanisë së Madhe, Bolton tha se Brexit ishte një mundësi për Mbretërinë e Bashkuar për t’u bërë një “vend i fortë dhe i pavarur”.

Vërejtjet e tij erdhën përpara një vizite në Mbretërinë e Bashkuar nga Presidenti Trump, i cili më parë ka deklaruar mbështetjen e tij për Brexit. Trump kritikoi negociatat e Kryeministrit Theresa May me BE.

Në një intervistë të botuar të premten, Bolton, një ish-ambasador në OKB, tha se bota dhe aleanca ushtarake e NATO-s do të përfitonin nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

“Si një komb i veçantë përsëri, ndikimi i Britanisë në botë ka perspektivën për të qenë edhe më i madh … Mendoj se kjo do të na ndihmojë në NATO në veçanti që të ketë një vend tjetër të fortë dhe të pavarur që do të ndihmojë NATO-n”.

Ai shtoi: “Preferenca e SHBA është që Britania të ndjekë rrugën e asaj që njerëzit kërkojnë dhe të largohen nga BE. Është një mësim për të gjithë”.

Theresa May ka dhënë dorëheqjen si kryeministre .Javën e kaluar, May, marrëveshja e  të cilës u refuzua nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar tri here, njoftoi se do të largohej më 7 qershor, por do të qëndronte në detyrë deri sa të gjendej një pasardhës.