MENU
klinika

Video/ Fjala që heshti Vuçiçin, Gjuriçin e Sheshelin

Jovanoviç “u mbyll gojën” serbëve: Kosova është shtet!

07.06.2019 - 20:34

Ditë më parë, në Parlamentin e Serbisë, është mbajtur një seancë në të cilën është diskutuar për Kosovën.

Aty kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit serb, përfshirë presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

E një seancë të tillë e kishte bojkotuar opozita serbe, por jo edhe kreu i Partisë Liberale Serbe, Çedmoir Jovanoviç, i cili me fjalimin e mbajtur kishte heshtur të gjithë, madje edhe Vuçiçin, Gjuriçin e Sheshelin.

Jovanoviç, fare pa iu trembur syri, i thoshte Vuçiqit se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre, sikurse çdo popull tjetër, duke ia përsëritur disa herë, se ajo që është humbur një herë nuk mund të humbet për të dytën.

“Nuk mund të humbet ajo që ne në Kosovë e kemi humbur. Nuk mundet për herë të dytë të humbet. Sado që kjo të jetë e rëndë, nuk mundet. Dy herë në ujë të njëjtë nuk mund të qëndrohet.
Por thuajeni atë që duhet patjetër të thuhet. Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që asnjëherë si popull nuk e kemi pasur.

Paqe, President! Paqe mund të fitojmë.
Populli shqiptar ëshë populli i fundit ballkanik që bëri luftën e tij për çlirim kombëtar. Për shtetin e tij kombëtar. Në kohë që askush tjetër më këtë nuk bën me më pak ose më shumë gjak, siç kanë qenë të gjithë luftrat në Ballkan.
Neve na nevojitet paqe me shqiptarët.

Para kësaj paqeje…paqe me veten tonë. Shikoni si është bota në të cilën jetojmë është rrotulluar në kokë. Të gjithë thonë të presim edhe pak, hajde të presim. Asgjë nuk ka qenë e ngrirë në 10 vitet e kaluara.
Sebia ka rënë. Shoqëria shqiptare është zhvilluar nën presione është deformuar pasi që nuk ka mundur, të gjejë perspektivë për tjetër lloj zhvillimi.

Nuk do të flasim për statusin e Kosovës, por do të flasim për rrogat dhe të shqipatrëve të mira, statusi nuk do të jetë problem. Ne nuk kemi më kohë.
Më nuk numërohet më me vite, por me muaj. Patjetër duhet të vazhdoni bisedimet. Kushedi një ditë, kur do të dëgjojëm tregimet për ato taksat, kushedi çka do të paraqitet pas asaj. Haradinaj nuk do të shohë si Thaçi e bën Kosovën shtet.

Por, a ëshët ky problem ynë? Jo.
Nuk është ky problem ynë është problem i tyre. A e ka shfrytëzuar dikush problemin e tyre që të minonte bisedimet? Po.
Dikush ka Brexit pas qafe, dikush do të ketë Dramën e përgjakur Ballkanike.
Përsëri në shekullin 21.

Nëse ne nuk ndihmojmë shqiptarët, dhe veten që Kosova të bëhet shtet normal do të bashkohet me Shqipërinë.
Pastaj do hapet problemi i Maqedonisë. Pastaj do të hapet problemi i Malit të Zi,i veriut të Greqisë.
A kam shkuar unë edhe në Maqedoni edhe në Bosnje, kam lutur dhe shpjeguar që çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, të përkrahet të mos minohet. Do të bëjmë gjithçka për paqe me shqiptarët. Ai popull duhet patjetër të ketë shtetin e vet.

Gjejeni kompromisin, por në ato compromise nuk guxon të ketë vend për politikat e vjetra, dhe nuk guxon të ketë asnjë mirëkuptim, por idetë humbëse që na kanë sjellë në këtë situatë.
Mos mendoni, askush juve nuk do tju rrahë shpatullat do të jeni i zhigosur si tradhtar dhe çfarëdo që të bëni. Misioni juaj i vetëm është të ndryshoni orientimin e kësaj shoqërie.
Përkrahje dhe mirëkuptim, nuk do të gjeni në vendin e Presidentit. Cili president i Serbisë, ka pasur diçka të tillë në fund të mandatit?

Diçka të tillë s’ka këtu!
Por, bëhuni diçka që të tjerët nuk kanë qenë me të gjitha përkufizimet dhe gabimet, provoni të eni burrështetas. Burrështetasi sheh në të ardhmen, politikanët flasin për të kaluarën. Na hapni perspektivën e paqes. Merruni vesh me shqiptarët, por thuajeni atë që është thelbësore: Vetëm paqja na nevojitet, jo territori, jo komuna.”

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!