MENU
klinika

Filozofia e robërisë

Kadare: Nostalgjinë për sundimin nuk e pranon asnjë popull!

09.06.2019 - 19:47

Në intervistat e dikurshme, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare e ka ngritur shpesh herë shqetësimin përkundrejt fenomenit të “Filozofië së robërisë”, siç e quan ai.

Kadare në fjalën e tij i druhet shumë nostalgjisë së shqiptarëve për periudhën e sundimit osman, gjë kjo e cila sipas tij, është një degjenerim jashtëzakonisht i rëndë për një popull.

Mesazhi i tij rreh më sumë përkundrejt modifikimeve ‘gjenetike’ të një kombi.

Më poshtë ndiqni një pasazh të shkurtër nga fjala e tij:

“Populli shqiptar nuk mund të bëjë disa modifikime “gjenetike”, siç bëjnë popujt e tjerë të Evropës, për tu dalluar për keq, sepse jemi dalluar për keq disa herë, nuk besoj se do të vazhdojmë. Një nga modifikimet që kërkohet kohët e fundit është ai më i rëndi që mund t’i ndodhë një kombi.

Të krijojë atë që quhet filozofi e robërisë. Nostalgjia që shfaqet në Shqipëri për sundimin osman është një abaracion i rëndë, është një degjenerim jashtëzakonisht i rëndë, nuk e pranon asnjë popull këtë lloj nostalgjie. Këtu tek ne për arsye nga më të çuditshmet deri tek më korruptivet po mbillet kjo gjë.

Për të mos thënë i ushqyer deri nga rrethet politike, siç ka qenë para 20 vjetësh, 15 vjetësh, që një popull në mes të Evropës jetonte në kushtet e një terrori që ishte anakronik krejtësisht me botën.”