MENU
klinika

"Mbani duart larg procesit të votimit"

Kandidatja pa mjet identifikimi/ Mezini apel kundërshtarëve

30.06.2019 - 11:47

Ka shkuar të votojë në Vlorë, kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini e cila konkuron me Dritan Lelin e Partisë Socialiste.

Por, pavarësisht kësaj, kandidatja e BD-së kishte harruar dokumentin e identifikimit dhe se nuk e kanë lejuar të votojë.

Ajo votoi vetëm pasi u kthye me pasaportë, si mjet për tu identifikuar.

Pasi mori mjetin e saj të identifikimit dhe votoi, kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini kërkoi votën e vlonjatëve dhe i bëri apel kundërshtarëve t’i mbajnë duart larg nga procesi i votimit.

“Në Vlorë ka shumë mungesa, shumë shërbime utilitare nuk funksionojnë sot. Nuk do ketë më varfëri, votoni Bindjen Demokratike. Për gjynahqarët që na ruajnë do të thosha, për partinë e madhe, t’i mbajë duart larg nga procesi, se sot flet sovrani. Muçua i Tanës, që e njeh mirë gjithë Vlora i them të largohet nga qendrat e votimit”,- tha Mezini.