MENU
klinika

Fondi i përcaktuar

Kardhiq-Delvinë, hapet gara për supervizorin e punimeve

01.06.2019 - 18:42

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për përzgjedhjen e kompanisë që do të bëjë supervizimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, loti 7.

Fondi limit i përcaktuar është 16.5 milion lekë ndërsa afati i aplikimeve është deri me 12 qershor 2019.

Projekti i zbatimit “Ndërtim Rruga Kardhiq–Delvine” loti 7 përbën një segment rrugor me gjatësi rreth 2.05 km ku ka të përfshirë dhe ndërtimin e një tuneli me gjatësi rreth 1-1.2 km.

Me buxhetin e vitit 2019 është parashikuar të kryhet ndërtimi i tij. Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi 33 km dhe shtrihet në Jug të Shqipërisë, përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Në këtë aks janë përfunduar rreth 16 km rrugë dhe 14.5 km të tjerë janë në fazën e zbatimit të punimeve.

Pjesa e mbetur prej 16 km ndahet në lotet 4.5.6.7.8, nga të cilat loti 7 dhe loti 8 janë Tuneli (Loti 7) dhe sinjalistika e përgjithshme (loti 8).