MENU
klinika

Ja çfarë kërkon tani

Keni aplikuar për viza amerikane? DASH nxjerr rregullat e reja

03.06.2019 - 09:25

Më shumë hollësi do të kërkohen nga aplikantët për viza në SHBA.

Departamenti Amerikan i shtetiti ka njoftuar se tani për aplikantët do të kërkohen hollësi edhe për llogaritë më mediat sociale, adresë emaili dhe numër telefoni.

Rregulloret e reja për ata që kërkojnë vizë amerikane si vizitorë apo si aplikantë për të imigruar në Amerikë përfshijnë emrin e llogarisë së aplikantit në median sociale, të gjitha adresat e emailit dhe të gjithë numrat e telefonit që ka përdorur aplikanti gjatë pesë vjetëve të fundit.

Zyrtarët thonë se afro 15 milionë shtetas të huaj do të preken nga kjo kërkesë.

Vetëm aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga këto kërkesa.

Aplikantët do të pyeten edhe nëse ndonjë prej të afërmve të tyre ka qenë i përfshirë në aktivitet terrorist.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!