MENU
klinika

EMRAT+Detajet

“Kërcet” arma në Pezë/ Plagoset rëndë 1 person, kapet autori

01.06.2019 - 15:04

Një sherr me armë ka përfunduar me plagosjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pezë të Tiranës.

Gjatë sherrit mes disa personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Personi i plagosur është në gjendje kritike për jetën.

kolana e librave

Autori është identifikuar si Flamur Karaj, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Enver Karaj.

Autori i identifikuar si Flamur Karaj, i cili është punonjës policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ende nuk ka detaje për motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ka zbarkuar në zonën e krimit dhe ka rrethuar zonën.