MENU
klinika

Heq dorë nga kontrata

Kevin Durant është “free agent”

27.06.2019 - 17:30

Basketbollisti Kevin Durant ka vendosur të heqë dorë nga kontrata që e mbante të lidhur me Golden State Warriors edhe për një sezon, për t’u bërë zyrtarisht një lojtari i lirë “free agent”.

Çka do të thotë se nga 1 korriku, ylli i NBA-së është i lirë të largohet nga nën-kampionët e NBA-së.

Durant ua ka konfirmuar këtë vendim drejtuesve të Golden State, duke hequr dorë edhe nga kontrata prej 31.5 milionë dollarësh në sezon.

Shtatlarti është i dëmtuar në Thembrën e Akilit, të operuar dy javë më parë dhe do të mungojë në shumicën e sezonit të ardhshëm.

Mediat amerikane konfirmojnë se Durant do të takohet me përfaqësuesit e disa skuadrave për të vendosur për të ardhmen, përfshi edhe ata të Golden State. Çka do të thotë që ai mund të qëndrojë te Warriors, me një kontratë të re. Skuadrat e tjera të interesuara për 30-vjeçarin, 2 tituj kampionë në NBA, janë New York Knicks, Clippers dhe Brooklyn Nets.

Aktualisht lojtari ndodhet në New York bashkë me menaxherin e tij Rich Kleiman, për të diskutuar për të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN