MENU
klinika

Project Syndicate

Kina dhe katastrofa që po shkakton në Hong-Kong

14.06.2019 - 18:24

Bota është tronditur nga protestat që shpërthyen në Hong Kong kundër ligjit të propozuar të qeverisë për të lejuar ekstradimin e të dyshuarve kriminelë në territorin e Kinës.

Rreth një milion njerëz, afërsisht një e shtatë e popullsisë së ish-kolonisë britanike, dolën në rrugë më 9 qershor për të denoncuar projektligjin dhe një tjetër protestë e madhe më 12 qershor rezultoi në përleshjet e dhunshme midis demonstruesve dhe policisë.

Megjithatë, pavarësisht protestave masive, qeveria kineze është e vendosur. Në vend që të tërhiqet ligji i propozuar, udhëheqësit e Hong Kongut të kontrolluar nga Pekini kanë ndjekur me shpejtësi projekt-ligjin.

Miratimi i tij do të ishte një fatkeqësi jo vetëm për Hong Kong, por edhe për Kinën.

Ligji i propozuar për ekstradimin do të shkelte premtimin e Kinës për t’iu përmbajtur modelit të “një vend, dy sisteme” në Hong Kong. Legjislacioni do të rrezikonte lirinë e qytetarëve të Hong Kongut dhe atë të të huajve që banonin atje.

Edhe pse projektligji nuk zbatohet formalisht për veprat politike, kjo nuk do të ofrojë mbrojtje në praktikë.. Gjithnjë e më shumë, në fakt, shteti kinez i persekuton aktivistët për të drejtat e njeriut duke i akuzuar ata për vepra kriminale, jo politike.

Nëse ligji i propozuar miratohet, autoritetet kontinentale do të jenë në gjendje të arrestojnë me lehtësi këdo në Hong Kong, duke e akuzuar objektivin me një krim të ekstradiktueshëm.

kolana e librave

Në fund të fundit, kur lufta ekonomike e ftohtë Sino-Amerikane përshkallëzohet dhe rritja e pengesave rregullatore dhe legjislative e bëjnë më të vështirë per kompanitë kineze për të ngritur kapital në SHBA, Hong Kongu do të bëhet jashtëzakonisht i vlefshëm për Kinën si një qendër financiare në det të hapur.

Por nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të tërheqin privilegjet e Hong Kongut me arsyetimin se veprimet kineze nuk e justifikojnë atë si një njësi të veçantë, vlera e qytetit si qendër financiare do të dëmtohet.

Edhe nëse SHBA nuk do të marrë këtë hap ndëshkues, Kina do të korrë atë që ka mbjellë.

Kalimi i mundshëm i ligjit të ekstradimit do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme sundimin e ligjit në Hong Kong dhe atraktivitetin e saj si një qendër tregtare ndërkombëtare.

Nëse udhëheqësit e Kinës janë të gatshëm të pranojnë këto pasoja katastrofike, ata duhet ta tërheqin projektligjin përpara se të jetë tepër vonë.

Minxin Pei